Lajmet

VALA lançon ofertën “Pako ndërkombëtare” për vetëm 10 euro

Dec 18 2012
0 Shpërndarje
VALA lançon ofertën “Pako ndërkombëtare” për vetëm 10 euro

Me rastin e festave të fundvitit, operatori publik i telefonisë mobile në Kosovë VALA ka lançuar ofertën më të re të quajtur “Pako Ndërkombëtare”.

Kjo ofertë përfshin 25 minuta thirrje ndërkombëtare për destinacionet evropiane dhe tejoqeanike, si: SHBA, Kanada, Zelandë e Re, Australi, Angli, Zvicër, Austri, Gjermani, Francë, Itali, Suedi dhe Slloveni.

Gjithashtu në këtë ofertë speciale përfshihen edhe 50 SMS, të cilët mund të përdoren edhe për dërgim në destinacione ndërkombëtare dhe 50 minuta shtesë për komunikim në rrjetin e VALA-s.

Kjo pako mund të blihet nga të gjithë konsumatorët Pre-Paid për vetëm 10 euro, me një vlefshmëri prej dy javësh.

Oferta më e re e VALA-s, nuk do të jetë përfitimi i vetëm i konsumatorëve për këtë vit, për arsye se ky operator është duke bërë përgatitje për një tjetër dhuratë për konsumatorët e saj, të cilën do të bëj publike në ditët në vazhdim.

Operatori publik i telefonisë mobile në Kosovë, VALA në fillim të këtij viti ka ofruar zbritje të re për thirrjet drejtuara SHBA-së dhe Kanadasë nga 0.46 euro në 0.28 euro, thirrjet drejt Australisë dhe Zelandës së Re nga 0.92 euro në 0.46 euro si dhe vendeve evropiane nga 0.56 euro në 0.30 euro. (PCWorld Albanian)

vala

Tags >

vala
Lajmet e fundit>