Biznes

VALA me oferta të reja verore, deri 200 MB bonus

Jun 8 2012
0 Shpërndarje
VALA me oferta të reja verore, deri 200 MB bonus

Operatori publik i telefonisë mobile në Kosovë, Vala, ka lansuar një ofertë verore prej 1 qershorit të këtij viti, për të gjithë konsumatorët e vet me parapagim, që do të ketë bonuse në secilën rimbushje që realizohet.

Dhurata verore e operatorit VALA përfshinë fitimin e bonuseve për të gjitha rimbushjet që realizohen gjatë muajve të verës, fitohen minuta të cilat mund të shfrytëzohen pa ndarje kohore, por, duke qenë më shtrenjtë për thirrjet nga celulari në numrat fiks.

Si ta shfrytëzoni dhe ta aktivizoni këtë shërbim?

Në Ueb sajtin e vet, VALA ka njoftuar se konfigurimin e telefonit tuaj mund ta bëni edhe online permës faqes së Internetit. PCWorld Albanian ju sjell hapat e ilustruar me fotografi që duhet t’i ndërmerrni për të aktivizuar këtë shërbim.

Klikoni mbi këtë link dhe ndiqni hapat e paraqitur në ilustrimin më poshtë. Në rast të problemeve, kontaktoni Qendrën e thirrjeve në VALA nga fiks: 038 500 555, 038 535 353 apo në numrin 555 nga celulari.

  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për një mbushje prej 3 euro, do të fitoni bonus 30 MB (megabajt) për ta shfrytëzuar Internetin nga celulari juaj, ndërsa për mbushje 5 euro, bonus 50 minuta komunikim dhe 50 MB Internet, për 10 euro mbushje fitoni bonus 100 minuta komunikim dhe 100 MB Internet, për mbushje në vlerë prej 20 euro, do të fitoni bonus 150 minuta komunikim dhe 200 MB Internet si dhe për mbushjet në vlerë prej 40 euro, do të fitoni bonus 200 minuta komunikim dhe 250 MB Internet

Në një njoftim për media, VALA ka njoftuar se pas lansimit të kësaj oferte, kanë evidentuar një rritje të ndieshme të trafikut të gjeneruar. Falë kësaj oferte, vetëm brenda një jave, shitjet janë rritur për 12% në krahasim me javën e parë të muajit të kaluar, kurse mbushjet prej 5, 10 dhe 20 euro kanë pasur një rritje prej 30% dhe një rritje të shfrytëzimit të minutave prej 10%. VALA thotë se ka pasur një rritje në performansat e saj të rrjetit dhe shërbimeve, gjë që ka bërë rritjen e numrit të kërkesave për GPRS. (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>