Lajmet

VALA me ofertë befasuese për 12 shtete

Nov 7 2012
0 Shpërndarje
VALA me ofertë befasuese për 12 shtete

Operatori publik i telefonisë mobile në Kosovë Vala ka lançuar ofertën më të re për 12 shtete, që përfshin zbritje të çmimeve me 50 për qind.

Kjo zbritje e çmimeve vlen edhe për vendet tej oqeanike si SHBA-ja, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Australia, po ashtu edhe për vendet evropiane si Anglia, Zvicra, Austria, Gjermania, Franca, Italia, Suedia dhe Sllovenia.

VALA ofron zbritje për thirrjet drejt SHBA-së dhe Kanadasë, nga 0.46 euro sa ishte deri më tani në 0.28 euro, kurse thirrjet drejt Australisë dhe Zelandës së Re nga 0.92 euro, bëhen 0.46 euro.

Thirrjet e bëra në vendet evropiane që kishin tarifa prej 0.56 euro tashmë do të jenë 0.30 euro.

Gjithashtu vlen të theksohet se Vala në fillim të këtij viti ka bërë zbritjen e çmimit të GPRS për 50 për qind për konsumatorët Postpaid, ndërsa sa i përket konsumatorëve Prepaid, Vala ka përgatitur dy oferta, njërën një javore prej 100 MB dhe tjetra mujore me kapacitet 500 MB.

Çmimet për të gjitha thirrjet në destinacionet e përmendura mund ti shihni më poshtë. (PCWorld Albanian)

Tags >

ptkvala
Lajmet e fundit>