Lajmet

Vala ndryshon çmimet për SMS dhe thirrje drejt operatorëve lokal

Aug 22 2014
0 Shpërndarje
Vala ndryshon çmimet për SMS dhe thirrje drejt operatorëve lokal

ValaOperatori telefonik Vala ka njoftuar konsumatorët se duke filluar prej datës 21.08.2014 ka aplikuar ndryshimin e çmimeve për mesazhet ( SMS) për trafikun brenda rrjetit Vala si dhe drejt operatoreve mobil lokal në 0.02 Euro.

Sipas një njoftimi zyrtar të publikuar nga Vala, janë ndryshuar gjithashtu edhe çmimet për thirrje drejt operatorëve mobil lokal ne 0.10 Euro për minutë. Këto çmime janë të vlefshme për pakot standarde prepaid.

Vala ka premtuar se do të ofrojë së shpejti pako të reja atraktive për Biznese dhe Individuale me shërbime të zërit dhe internetit me teknologjinë më të avancuar në rajon. (PCWorld Albanian)

Tags >

vala
Lajmet e fundit>