Biznes

Vala ofron GPRS të lirë

Jun 24 2010
0 Shpërndarje
Vala ofron GPRS të lirë

Nga sot të gjithë përdoruesit pre-paid të operatorit Vala të cilët kanë të aktivizuar shërbimin GPRS mund të përdorin këtë shërbim me çmimin më të ulët deri më tani. Përdorimi i GPRS-it do të kushtojë 1 cent për 50kb, në krahasim me çmimin prej 20 cent për 100kb e parë, dhe me disa shkallë të tarifimit që ishte i komplikuar dhe i pa përshtatshëm.

Sipas testit që PC World Albanian ka bërë tarifimi ka ndryshuar dhe përdorimi i GPRS-it tarifohet për çdo 50kb. Ne testuam këtë shërbim dhe shpejtësia që kemi arritur përmes një testi në telefonin tonë mobil ka arritur 81.6 kbps apo 10 kilobyte për sekond. Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për zbritjen e çmimit për përdoruesit Post Paid të Vala, ku momentalisht ky shërbim kushton 9.99Euro për shfrytëzim një mujor në shumicën e pakove, derisa për pakon Vala Super EXTRA ku shërbim ofrohet falas.

Për më shumë informata rreth aktivizimit të shërbimit dhe konfiguracionit të telefonit tua vizitoni faqen zyrtare të operatorit mobil Vala.

Lajmet e fundit>