Lajmet

Vala ofron shërbime të reja të romingut

Jun 16 2009
0 Shpërndarje
Vala ofron shërbime të reja të romingut

Operatori publik i telefonisë mobile në Kosovë, Vala së fundi ka shpalosur një ofertë të re komunikimi me tërë botën përmes së cilës tani kartela parapaguese do të ketë vlerë më të madhe.

Falë shërbimit të ri, Prepaid Roaming, konsumatorët mund të përfitojnë shumë oferta të volitshme në telefonin e tyre mobil, duke filluar prej çmimeve 50 përqind më të lira anembanë botës e deri tek lidhja automatike me më shumë se 200 operatorë tjerë mobil të vendëve që jeni në vizitë.

Përmes Vala Prepaid Roaming, ju mund të përfitoni këto shërbime:

 

  •   të thirrni dhe të pranoni thirrje në numrin e juaj
  •   të dërgoni dhe të pranoni SMS
  •   të rimbushni dhe të verifikoni llogarinë tuaj
  •   të thirrni qendrën e thirrjeve  dhe të merrni gjithë informatat e nevojshme.

 
Me këtë shërbim të Vala, të gjithë konsumatorët Prepaid tash e tutje mund të marrin telefonat e tyre mobil në çdo skaj të botës dhe të përdorin shërbimin USSD Roaming me një çmim shumë të volitshëm.
 
“Ky është një sukses historik i PTK së, duke marrë parasysh që konsumatorët tanë Prepaid, e që janë mbi 840 mijë, tash e tutje mund të shërbehen me telefonat e Valës kudo në botë dhe do të kenë qasje në telefoni”,  pati deklaruar Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-s, Prof. Dr. Shyqyri Haxha, me rastin e lansimit të këtij shërbimi.
 
Keni parasysh se pranimi i SMS-ve jashtë territorit të Kosovës përmes shërbimit Prepaid Roaming, është pa pagesë, që realisht është një lehtësi shumë e madhe për konsumatorët.
 
Gjithashtu konsumatorët e Vala, të cilët do të udhëtojnë jashtë vendit këtë verë, do të mund të kenë qasje në shërbimin GPRS roaming, dhe do të mund të jenë në kontakt të vazhdueshëm me botën virtuale përmes telefonave të tyre mobil.
 
PTK gjithashtu ka ftuar edhe qytetarët e diasporës që me ardhjen e tyre në Kosovë, ta shfrytëzojnë rrjetin e operatorit publik mobil Vala, duke shfrytëzuar kështu shërbimet shumë të volitshme.
 
Gjithashtu, të gjithë vizitorët e Kosovës, tash kanë mundësinë të shfrytëzojnë edhe shërbimin e GPRS Roaming, përmes të cilit ata do të mund t’i shfletojnë faqet e internetit, të konsultojnë e mail–ët, të përdorin MMS, etj, thjesht një qasje më shumë dhe lehtësim komunikimi.
 
Të gjithë shfrytëzuesit, do të mund të përdorin shërbimin GPRS roaming, ndërkohë që nuk do të faturohen nga operatori mobil Vala. Faturimi do të bëhet vetëm nga operatori që ata shfrytëzojnë në vendin prej nga vijnë.
    
Ky shërbim, është i vlefshëm për banorët e shteteve të rajonit që vijnë në Kosovë si: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia. Ndërkohë, operatori Vala në ditët në vijim, do të zgjerojë bashkëpunimin e vet edhe me operatorët e shteteve të tjera evropiane për përdorimin shërbimin GPRS roaming.
 
Për më shumë informata dhe për të konsultuar listën e partnerëve roaming, ju lutem vizitoni ueb faqen www.valamobile.com.  

 

Lajmet e fundit>