Lajmet

VALA: Së shpejti në Kosovë do të përjetoni 3G dhe 4G të vërtetë

Jun 20 2014
0 Shpërndarje
VALA: Së shpejti në Kosovë do të përjetoni 3G dhe 4G të vërtetë

ValaNë një prononcim për PCWorld Albanian, Menduh Abazi, zëdhënës i Post-Telekomit në Kosovë, ka njoftuar se më në fund, PTK është pranë implementimit të rrjetit 3G në terren. “Pas shumë ankesave, për të cilat jozyrtarisht edhe OSHP-ja ka thënë se duket se janë të motivuara dhe kanë për qëllim vonesën e implementimit të rrjetit 3G, jam i lumtur t’ju konfirmoj se tanimë kemi hyrë në ditët e fundit para se të fillojmë me implementimin e rrjetit 3G dhe 4G në tërë territorin e Kosovës, duke filluar me Prishtinën”,  është shprehur  Abazi për PCWorld Albanian.

Rreth pyetjes nëse mund t’ju japim një afat përdoruesve në Kosovë, Abazi thotë se nëse kësaj radhe, dhe kemi shumë besim, se nuk do të ketë ankesa të rreme, atëherë qytetarët mund të përgatiten për 45-60 ditët e ardhshme që të përjetojnë 3G të vërtetë, derisa i paralajmëron entuziastët e shpejtësisë për 4G “t’i përgatisin” telefonët e tyre për të përjetuar shpejtësinë e vërtetë.

Rrjeti do të shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë teknologjinë 4G të cilën mund ta shfrytëzojnë të gjithë ata që i kanë pajisjet që e përkrahin këtë teknologji, derisa 3G do të jetë e disponueshme për të gjithë llojet e abonuesve, qoftë me parapagesë apo me kontrata.  Ai nuk ka zbuluar përbërjen e ofertave të ndryshme, por ka paralajmëruar se do të ketë shumë befasi të ndryshme dhe se të gjithë qytetarët e Kosovës mund t’i gëzohen këtij momenti. (PCWorld Albanian)

Tags >

ptkvala
Lajmet e fundit>