Lajmet

Vala, shënon rekord SMS të dërguar për festa!

Jan 4 2012
0 Shpërndarje
Vala, shënon rekord SMS të dërguar për festa!

Në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtëin periudhë gjatë ndërrimit të moteve, trafiku i përgjithshëm i SMS-ve është shtuar për 1 milionë SMS, përkatësisht mbi 14 për qind më shumë, derisa edhe impakti financiar ka qenë pozitiv.

Edhe pse është thenë se Vala ka qenë e “suksesshme 100 për qind”, rezultati në realitet ka qenë më ndryshe dhe disa klientë kanë njoftuar se duke tentuar të dërgojnë SMS disa here për shkak të dështimit në dërgim kanë humbur para më kot. 

Gjatë kohës me ngarkesën më të madhe, në mes të 31 dhjetorit dhe 1 janarit janë dërguar gjithsej 3,416,716 SMS, që është 600 mijë SMS më shumë krahasuar me të njëjtën natë festive të vitit të kaluar.

”Ky rekord i ri i arritur nga VALA është dëshmia më e mirë që konsumatorët tanë vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik PTK-së, përkatësisht produkteve dhe shërbimeve të saj”, ka deklaruar  U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, z.Nuredin Krasniqi.

Sipas ushtruesit të detyrës, “edhe gjatë kësaj feste është mundësuar, pa kurrfarë pengese, dërgimi i miliona SMS-ve dhe realizimi i thirrjeve, përmes të cilave konsumatorët tanë, u kanë përcjellë urimet e tyre familjarëve dhe miqve anë e mbanë Kosovës dhe jashtë saj”.

Vala, ka lansuar në treg ofertën speciale për festat e fundvitit për t’iu mundësuar mbi 1.2 milionë konsumatorëve të saj që të realizojnë thirrje telefonike dhe të dërgojnë SMS brenda VALA-s me çmim atraktiv për vetëm 3 cent. /pcworldalbanian

Tags >

vala
Lajmet e fundit>