Lajmet

Vala sjell ofertën më të fundit, 4.5 cent/minutë për çdo thirrje me të gjithë operatorët vendas

Mar 31 2015
0 Shpërndarje
Vala sjell ofertën më të fundit, 4.5 cent/minutë për çdo thirrje me të gjithë operatorët vendas

1891406_10153164246874166_7362024185817757325_o

Operatori mobil më i madh Kosovar, Vala, në një njoftim në rrjetin social Facebook fillimisht, prezantoi abonentët e saj me një ofertë të re. Sipas informacionit publikuar nga Vala në faqen e saj zyrtare në Facebook, bëhet fjaë për një ofertë e cila u mundëson abonentëve të saj të komunikojnë me të gjithë operatorët e tjerë për vetëm 4.5 cent në minutë.

Vala gjithashtu bën të ditur se kjo ofertë është e disponueshme vetëm për abonentët me parapagesë. Aktivizimi është i thjeshtë: Mjafton të dërgoni një SMS në numrin 50555 me tekstin Vala Classic. Ky SMS do të kushtojë vetëm 2 Euro në muaj dhe pastaj të gjitha thirrjet me operatorët vendas do të kushtojnë 4.5 cent/minutë.

Shefi ekzekutiv i emëruar më 20 Shkurt të këtij vitit, z Agron Mustafa tha për mediat se ky produkt vjen si rezultat i përkushtimit të kompanisë për të ofruar më të mirën për konsumatorët e saj. Ai përfitoi nga rasti të bënte me dije se tani, Posta dhe Telekomi i Kosovës zotëron teknologjinë më të avancuar në vend, çka do të mundësojë lançimin e mëtejshëm të më shumë produkteve të reja.

Është e rëndësishme të dini se secili prej abonentëve me parapagesë që bëhet pjesë e kësaj oferte nuk mund të përfitojë nga pakot e tjera. (PCWorld Albanian)

Tags >

ptkvala
Lajmet e fundit>