Vëzhgim

VALA 30 për qind më shumë përdorues të Roamingut

Aug 4 2010
0 Shpërndarje
VALA 30 për qind më shumë përdorues të Roamingut

Si rrjedhojë e kësaj, është evidentuar rritje në trafikun e gjeneruar dhe statistikat tregojnë për afarizëm pozitiv të shërbimeve të VALA-s. Numri i konsumatorëve të VALA-s gjatë vitit 2010 është rritur për mbi 32 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2009, përkatësisht  290,643 konsumatorë më shumë.

Numri i roamerave që e shfrytëzojnë rrjetin apo shërbimet e VALA-s gjatë vitit 2010 është rritur për mbi 30 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë te vitit 2009, përkatësisht bëhet fjalë për 19056 roamera më shumë.

Ky sukses i operatorit “Vala”, jo vetëm që u ka ofruar një shërbim kualitativ dhe shumë të volitshëm të gjithë konsumatorëve të saj dhe sidomos bashkatdhetarëve tanë që kanë shfrytëzuar shërbimet e saj gjatë kohës së qëndrimit të tyre në vendlindje duke zgjedhur VALA-n, në një anë, por ka bërë që të ketë ngritje të trafikut krahasuar me vitet paraprake, nga ana tjetër.

Si rezultat i kësaj, trafiku i realizuar për këtë periudhë të  vitit 2010 është rritur mbi 10 për qind për dallim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërkohë që performancat e kualitetit të shërbimeve, përfshirë ngarkesat e rrjetit, ndërprerjet e thirrjeve, pengesat e ndryshme teknike, etj janë dukshëm më të mira se vitet paraprake përkundër rritjes së trafikut dhe konsumatorëve.

”Të shikosh këtë rritje të përgjithshme, edhe të trafikut të gjeneruar, edhe të numrit të konsumatorëve, është me të vërtetë vlerësimi më i mirë për punën e madhe të PTK-së në drejtim të komunikimit më të mirë dhe shërbimeve më kualitative”, ka deklaruar me këtë rast Dr. Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK Sh.a.

PTK ka shënuar në vazhdimësi një kthesë të madhe në zgjerimin e gamës së produkteve, shërbimeve kualitative, imazhit dhe numrit gjithnjë në rritje të konsumatorëve të saj nën udhëheqjen e menaxhmentit aktual.
Operatori Vala javë më parë ka lansuar disa produkte, të cilat u dedikohen konsumatorëve me parapagim (Prepaid) si dhe ofertë më të mirë për bizneset.

Për të gjithë konsumatorët Prepaid, përveç uljes së çmimit për qasje në shërbimin GPRS prej 10 cent në 2cent për 100Kb të shfrytëzuar, Vala gjithashtu ka lansuar edhe pakon javore të Internetit, përmes së cilës konsumatorëve i mundësohet qasja në Internet për një (1) javë, me një çmim mjaft atraktiv prej vetëm 1.50 euro.

Kjo arritje dhe arritjet tjera që kanë ndodhur, nuk do të ndalen, sepse angazhimi i menaxhmentit i udhëhequr nga Dr. Haxha do të jetë me intensitet dhe dinamik, konstant me rritjen e vlerës së PTK Sh.a dhe në dobi të konsumatorëve të saj.

Lajmet e fundit>