Biznes

Vala numëron edhe zyrtarisht konsumatorin e një miliontë

Dec 2 2009
0 Shpërndarje
Vala numëron edhe zyrtarisht konsumatorin e një miliontë

Kur hyn brenda, e pret befasia, të cilën ai kurrë nuk e kishte pritur. “Ju sot jeni konsumatori i 1 miliontë dhe për këtë shkak duam që t’iu urojmë përzemërsisht”, i thotë Kryeshefi Ekzekutiv I PTK-së, dr. Shyqyri Haxha.

Duke dërguar miell në shtëpi për familjen e tij, Sahit Rullani në mbrëmje do t’i gëzohet edhe një shpërblimi prej 1 mijë euro, të cilin do t’ia ndajë solemnisht Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së. “Unë dhe familja ime Valen e kemi si bukën, të gjithë e përdorim”, theksoi Rullani duke mos e fshehur gëzimin e tij se krejt rastësisht është përzgjedhur konsumatori i 1 miliontë i PTK-së.

Nga ana e tij, Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së ka thënë se ndihet jashtëzakonisht i lumtur që konsumtori i 1 miliontë i Vala-s rastisi të jetë një qytetar, të cilit do të ketë mundësi t’ia dhurojë edhe një mijë euro për t’i gëzuar fëmijët e tij.

“Është një kënaqësi e madhe për mua që më është dhënë sot rasti të përzgjedhë konsumtorin e 1 miliontë dhe ta përgëzojë për këtë z.Rullani, të cilin e gjetëm këtu në sportel duke blerë SIM kartelën e 1 miliontë me numër 045/387 xxx”, bëri të ditur dr. Haxha.

Ai ka pohuar gjithashtu se arritja e numrit prej 1 milion konsumatorëve, është një e arritur e pamohueshme e operatorit VALA. “Në një treg konkurrues, ne bëjmë sot 1 milion konsumatorë. Kjo para së gjithash është edhe një dëshmi më shumë, e qëllimeve dhe obligimit tim,të cilin ia kam vënë vetes që prej marrjes së detyrës si Kryeshef Ekzekutiv”, deklaroi dr. Haxha duke shtuar se tashmë kemi të bëjmë me një ngritje prej 28 për qind të numrit të konsumatorëve.

Me investimet që kanë nisur dhe ato që tashmë kanë përfunduar në VALA, PTK do të jetë në gjendje që përveç produkteve dhe shërbimeve të reja, të cilat po iu ofrohen konsumatorëve, njëkohësisht t’u ofrohen ato me një kualitet të lartë dhe kjo është dëshmuar për festat e fundit ku për herë të parë në historinë e saj VALA ka funksionuar pa asnjë problem.

Lajmet e fundit>