Lajmet

Vala – SIM kartela 1 euro me 2 euro kredi

Nov 17 2009
0 Shpërndarje
Vala – SIM kartela 1 euro me 2 euro kredi

Për festat e fundvitit, kjo ofertë e operatorit Vala është ndër më atraktivet që operatori publik ka lansuar deri më sot, duke e bërë komunikimin mjetin më të kapshëm dhe më të lirë për të gjithë qytetarët e vendit.

“Lansimi i këtij produkti të ri të operatorit VALA, si dhe produktet dhe shërbimet e tjera që do të pasojnë në vijim, janë edhe një dëshmi më shumë, e qëllimeve dhe obligimit tim, që unë, ia kam vënë vetes që prej marrjes së detyrës si Kryeshef Ekzekutiv. Kjo ofertë speciale, e lansuar për festat e fundvitit, tregon se përqendrimi im i vetëm ka qenë dhe vazhdon të mbetet konsumatori dhe përmbushja e kërkesave të tyre, për një komunikim të lirë dhe cilësorë”, ka thënë Dr. Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK sh.a., me rastin e lansimit të këtij produkti.

Kjo ofertë për SIM kartelën 1 euro do të jetë në sasi dhe afat të limituar.
 
Të gjithë të interesuarit do të mund të blejnë SIM kartela në të gjitha pikat shitëse të Postës dhe Telekomit të Kosovës, në tërë vendin.  

Të gjitha këto produkte si dhe produktet e tjera që do të lansohen në vazhdim, do të jenë me çmime shumë të volitshme dhe shumë konkurruese në tregun e telefonisë mobile në vend.

Lajmet e fundit>