Lajmet

Vala u bënë thirrje konsumatorëve të regjistrojnë numrin

Jan 17 2011
0 Shpërndarje
Vala u bënë thirrje konsumatorëve të regjistrojnë numrin

Prej 1 janarit ky vendim veçse ka hyrë në fuqi dhe operatorët ekzistues të tregut të telefonisë mobile në Kosovë kanë ndërmarrë hapat e parë në këtë drejtim, ndërsa sot përmes një komunikate për media PTK ka njoftuar se të gjithë konsumatorët e saj me parapagim mund ta regjistrojnë numrin e tyre në pikën më të afërt të PTK-së.

Ky vendim nga ana e PTK thuhet se është marrë për shkak se ART ka caktuar fundin e muajit shkurt si afat të fundit kur duhet të jenë të regjistruar të gjithë numrat me parapagim.

Sipas komunikatës mbi 70 për qind e numrave ekzistues të operatorit mobil Vala, veçse kanë qenë të regjistruar, mirëpo thuhet edhe ky regjistrim aktual duhet të modifikohet me të dhëna shtesë. /pcworldalbanian

Tags >

vala
Lajmet e fundit>