Lajmet

ValaIN, oferta më e re e operatorit VALA për komunitetin e të rinjve

Mar 6 2014
0 Shpërndarje
ValaIN,  oferta më e re e operatorit VALA  për komunitetin e të rinjve

flayer_backOperatori i telefonisë mobile në Kosovë, VALA, ka lançuar shërbimin më të ri ValaIN, posaçërisht për komunitetin e të rinjve. Ky shërbim ofron volum të madh të minutave për komunikim, SMS brenda komunitetit dhe internet në telefonët mobilë. ValaIN përfshinë 1000 minuta, 1000 SMS dhe 1000 MB për vetëm 5 euro dhe është e vlefshme për 30 ditë që nga koha e aktivizimit. 

Sipas të dhënave zyrtare nga operatori Vala, ky produkt gjithashtu mundëson komunikim jashtë pakos për vetëm 6 cent minuti, ndërsa aktivizimi i shërbimit bëhet në mënyrë të automatizuar me SMS. Ndërkohë që ky shërbim mund të përdoret vetëm nga konsumatorët deri 27 vjeç. 

Për të përfituar nga oferta më e re e VALA-s, konsumatorët duhet të dërgojnë një SMS në numrin 50555 me përmbajtjen ValaIN plus.  ValaIN realizohet si rezultat i zbatimit të platformave më moderne për dizajnimin e produkteve inovative dhe atraktive për konsumatorët.

 Operatori VALA do të organizojë evente të ndryshme kulturore për të rinjtë gjatë sezonit pranverë – verë duke u mundësuar atyre të përfitojnë shërbime dhe dhurata të ndryshme falas.  Me këtë produkt të ri, VALA ofron një komunikim më të lirë dhe më cilësor për moshat e reja, ndërsa sipas operatorit ky vit do të karakterizohet me një gamë atraktive të ofertave për të gjithë konsumatorët e tij. (PCWorld Albanian)  

Tags >

vala
Lajmet e fundit>