Vëzhgim

Valve, ofron disa tituj pa pagesë

Jun 14 2011
0 Shpërndarje
Valve, ofron disa tituj pa pagesë

Valve lajmëroi sot që ka lëshuar pesë tituj të ri të lojërave që mund të luhen pa pagesë: Spiral Knights, Forsaken Worlds, Champions Online, Free for All, Global Agenda: Free Agend dhe Alliace of Valiant Arms.

Këto lojëra nuk kërkojnë abonim ose kartelë krediti për të luajtur.

Për ta shënuar këtë ngjarje, Valve do të ofrojë përfitime brenda lojës për ata që i luajnë këto lojëra gjatë kësaj jave. Duke filluar që nga nesër me Spiral Knights dhe duke vazhduar deri të dielën me Alliance of Valiant Arms, lojtarët që luajnë lojën e veçuar të ditës do të jenë në gjendje që të marin përfitime.

Valve tha që do të japë më tepër hollësi për këto çështje gjatë ditët në vijim. Për të kuptuar më shumë për lojërat e reja të Steam, shtypni këtu./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>