Softuer

Valve transformon platformën Mac në një platformë argëtimi

Mar 8 2010
0 Shpërndarje
Valve transformon platformën Mac në një platformë argëtimi

Në fakt një numër i lojërave klasike, duke përfshirë Left 4 Dead 2, Team Fortress 2, Counter-Strike, Portal dhe Half-Life series, do të ofrohen për Mac OS X gjatë muajit prill.

“Ne kemi shikuar një llojllojshmëri metodash për të vendosur lojërat tona në Mac dhe në fund kemi vendosur që të shkojmë me versionet natyrale në vend të emulacioenve. Kjo përfshirje e WebKit në Steam, dhe të OpenGL në Source na mundëson neve një fleksibilitet të madh në mënyrën sesi ne lëvizim para këto teknologji” shpjegoi John Cook, drejtor i Steam Development.

“Ne jemi duke trajtuar Mac si një platformë të nivelit të parë kështu që të gjitha lojërat tona që do të dalin në treg gjatë të ardhmes do të lëshohen në kohë të njëjtë për Windows, Mac dhe Xbox 360. Përditësimet për Mac do të ofrohen në të njëjtën kohë sikurse për Windows Updates. Përveç kësaj, lojtarët e Mac dhe Windows do të jenë pjesë e të njëjtit univers multiplayer, duke shkëmbyer shërbime të ndryshme e shumëçka tjetër. Ne përkrahim plotësisht një përzierje heterogjene të serverëve dhe klientëve”.

Gjithashtu, Josh Weier, lideri i projektit Portal 2, konfirmoi se pjesa e dytë e lojës mjaft të pëlqyer nga gejmerët “Porta”, do të jetë titulli i parë nga Valve që do të paraqitet në të njëjtën kohë edhe për Windows edhe për Mac.

Lajmet e fundit>