Lajmet

Vamos Leo, aplikacioni i lëshuar nga Adidas për lojtarin argjentinas Leo Messi

Jul 6 2014
0 Shpërndarje
Vamos Leo, aplikacioni i lëshuar nga Adidas për lojtarin argjentinas Leo Messi

vamos-leo-app-from-adidasKompania e veshjeve sportive Adidas, si sponsor gjeneral i lojtarit të famshëm Leo Messi, ka krijuar një aplikacion që fansat e futbollit të mos humbasin asnjë informacion për futbollistin argjentinas.

Ky aplikacion do të përmbajë lajme dhe informacione ekskluzive duke përfshire këtu sukseset dhe dështimet në karrierën e tij sportive. Aplikacioni Vamos Leo përfshin lajme nga rrjete të ndryshme sociale duke i dhënë mundësi fansave të jenë koherent me lajmet e fundit mbi yllin e futbollit argjentinas.

Më 15 qershor, një ditë përpara zhvillimit të ndeshjes së parë të Argjentinës kundër Bosnjë-Hercegovinës, tifozët kanë pasur mundësinë e fitimit të biletës për të parë finalen e Botërorit 2014, drejtpërdrejt nga Brazili. Pikërisht në këtë datë është shfaqur dhe premiera e filmit të parë zyrtar të quajtur “Vamos Leo”. Aplikacioni Vamos Leo gjendet i gatshëm në dyqanet elektronike Google Play dhe Appe Store. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>