Lajmet

Varianti i ri i sulmit në Windows 8

Nov 19 2012
0 Shpërndarje
Varianti i ri i sulmit në Windows 8

Windows 8 mund të bllokojë shumicën e sulmeve keqdashëse, por ekzistojnë sulme që pengojnë sistemin e fundit të Microsoft-it.

Një variant i ri trojan, i gjetur si Backdoor.Makadocs, u shpërnda përgjatë RTF-së dhe dokumenteve Microsoft Word të njohura si Trojan.Dropper.

Është zbuluar që jo vetëm shton një pikë si shënjestër për të goditur Windows 8 dhe Windows Server 2012, por gjithashtu përdor Google Docs si një server proxy për t’u lidhur me serverin e vet “Komando dhe Kontrollo” (C&C).

Backdoor.Makadocks grumbullon informacione nga kompjuteri i sulmuar

Symantec beson që kërcënimi është përditësuar nga autori i sulmit për të përfshirë referencat e Windows 8 dhe Windows Server 2012, por nuk bën ndonjë gjë të posaçme për ato (ende).

Kjo nuk është befasi: dy sisteme operative ishin lëshuar para më pak se një muaji, por natyrisht ata janë tashmë të popullarizuar dhe kriminelët kibernetikë janë duke vepruar në shpejtësi.

Pjesa më interesante është shtimi i Google Docs. Backdoor.Makadocks grumbullon informacione nga kompjuteri i sulmuar (si emri i hostit dhe lloji i sistemit operativ) dhe pastaj pranon dhe ekzekuton komanda nga një server C&C për të bërë dëmtim të mëtejshëm. (PC World Albanian)

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>