Lajmet

Vatikani dixhitalizon bibliotekën e tij të çmuar me ndihmën e “EMC”

Mar 9 2013
0 Shpërndarje
Vatikani dixhitalizon bibliotekën e tij të çmuar me ndihmën e “EMC”

Biblioteka Apostolike e Vatikanit ka vendosur të dixhitalizojë 80 000 dorëshkrimet historike që përbëjnë një volum prej gati 40 milion faqesh.

Dixhitalizimi do të kryhet nga EMC, një prej firmave më të rëndësishme për ruajtjen e të dhënave që do të sigurojë një memorie prej 2.8 petabyte për t’i ardhur në ndihmë Vatikanit për krijimin e kopjeve të dixhitalizuara për dorëshkrimet historike apo librat e tjerë të shkruar para vitit 1500.

Biblioteka Apostolike e Vatikanit është një prej bibliotekave më të vjetra një botë dhe përmban dokumentet më të rralla dhe më të çmuara që mund të ekzistojnë duke përfshirë këtu dhe Biblen Latine të Gutenberg-ut, libri i parë i printuar me karaktere të ndara në copa të ndryshme metali që daton midis 1451 – 1455.

EMC po suporton qëllimin e Librarisë së Vatikanit për ruajtjen e teksteve delikate në një format dixhital sipas standardit ISO, pasi kështu do të sigurojnë një pasuri njohurish tepër të çmuar për brezat e ardhshëm.

Faza e parë e projektit 9-vjeçar do të ketë të bëjë me sigurimin e memories 2.8 petabyte, përdorimi i EMC Atmos, Data Domain, EMC Isilon, Networker dhe sistemet VNX.

Pas dorëheqjes Papa do të çaktivizojë llogarinë në Twitter

“Biblioteka Apostolike përmban disa prej teksteve më të vjetra në botë që përfaqësojnë një trashëgimi tepër të çmuar për historinë dhe kulturën. Është shumë e rëndësishme që këto dokumente të ruhen, por njëkohësisht të jenë të disponueshme për studiuesit në mbarë botën.” tha Cesare Pasini, kujdestar i bibliotekës. (PCWorld Albanian)

vatican library

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>