Lajmet

Vazhdojnë problemet me ridizajnimin e faqes Flickr

May 25 2013
0 Shpërndarje
Vazhdojnë problemet me ridizajnimin e faqes Flickr

FilckerKa disa ditë që qëndron në fokus lajmi i ridizajnimit të uebfaqes Flickr, që është prezantuar ditën e hënë së bashku me lajmin e shtimit të një hapësire memorie prej 1 TB për çdo përdorues.

Kjo ndoshta për shkak të reagimeve negative të shprehura në komentet e forumit të Flickr.

Mesa duket situata vazhdon të mos jetë pozitive për kompaninë pasi vetëm disa ditë pas riorganizimit të faqes përdoruesit filluan të hasnin probleme lidhur me performancën.

Disa prej përdoruesve nuk kanë mundur të aksesojnë faqen, ndërsa disa të tjerë kanë vënë re se ka pasur vonesa gjatë procesit të logimit apo hapjes së faqeve të caktuara.

Disa funksione të caktuara si p.sh aksesimi i faqes Photostream.

Stafi i Flickr është munduar të bëjë të ditur se është në dijeni të këtij problemi dhe se është duke punuar për të zgjidhur çdo problem të mundshëm sa më shpejt të jetë e mundur. (PCWorld Albanian)

Tags >

Flickr
Lajmet e fundit>