Lajmet

Vazhdojnë vetëvrasjet e punëtorëve të Foxconn

Aug 6 2010
0 Shpërndarje
Vazhdojnë vetëvrasjet e punëtorëve të Foxconn

Punëtorja 22 vjeçare që vdiq të mërkurën ka kërcyer nga konvikti i fjetjes në fabrikën Kunshan në provincën Jiangsu, por edhe pse në një far forme “shpëtoi” nga rrjeta e sigurisë e vendosur përreth objekteve, ajo vdiq si pasojë e lëndimeve trupore.

Deri më sot duke mos përfshirë këtë rast, kanë bërë vetëvrasje 13 punëtorë të Foxconn, dhe që të gjitha ndërlidheshin me kërcime nga objekti. Si rezultat i kësaj kjo fabrikë vendosi rritjen e pagave, përmirësimin e kushteve të punës, vendosjen e rrjetave të sigurisë e masa tjera, por duket se as këto nuk mjaftuan.

Vetëvrasjet në Foxconn, që gjeneron rreth 40 miliard dollarë në vit duke prodhuar çdo gjë prej iPad deri tek kompjuterë personal dhe televizorët dhe ka mbi 800.000 punonjës në fabrikat e saja në Kinë, kanë vënë theksim në kushtet e punës për miliona punëtorë të fabrikave në Kinë, që njihet edhe si “fabrika e botës”.

Tags >

Foxconn
Lajmet e fundit>