Blog

Vazhdon ANV e CSP ditën e 6 të ligjëratave Digital Forensics UBT Prishtinë

Jul 23 2018
0 Shpërndarje
Ligjëratat për Digital Forensics prej Prof Scott Inch nga Bloomsburg University të Pensilvanisë SHBA trajtoj konceptin e Digital Forensics Vazhdon ANV e CSP ditën e 6 të ligjëratave Digital Forensics UBT Prishtinë

Ka vazhduar për ditën e gjashtë me radhë punën Akademia Ndërkombëtare Verore e Cyber Security & Privacy në Prishtinë me ligjëratat për Digital Forensics prej Prof Scott Inch nga Bloomsburg University të Pensilvanisë SHBA.

Universiteti për Biznes dhe Teknologji UBT dhe UBT-CERT Divizioni në organizimin e dytë me radhë të akademisë nën moton “Security Awareness & Privacy” në Prishtinë mbahet në datat 16-25 Korrik 2018 tek UBT Prishtinë dhe Kampus.

Ligjëratat për Digital Forensics prej Prof Scott Inch nga Bloomsburg University të Pensilvanisë SHBA trajtoj konceptin e Digital Forensics, rastet konkrete të kësaj fushe në SHBA në të cilat vetë Prof Scott ka qenë i përfshirë në ofrimin e ekspertizës, llojet e lëshimeve të sigurisë, rreziqet nga IP Theft Intellectually Property etj.

Akademia Nderkombëtare Verore në Cyber Security & Privacy organizohet edhe në Prishtinë mbahet në datat 16-25 Korrik 2018 tek UBT Prishtinë & Kampusin Inovativ në partneritet me ICTSmedia, AKCESK.

Gjithashtu në kuadër të ANV-së për Cyber Security & Privacy është mbajtur gara për siguri kibernetike & privatësi CERT Awards 2 në bashkëpunim me partnerin Redbull i’u është ofruar studentëve një aktivitet social me argëtim dhe shërbim me pije.

UBT-CERT ka arritur me sukses regjistrimin për herë të parë në vend në shumë organizata ndërkombëtare të sigurisë si në Trusted Introducer, në vitin 2017 edhe në FIRST.  Por synojmë të jemi pjesë e organizatës US-CERT, ENISA, EU-CERT dhe NATO.

Gjatë zhvillimit të Akademisë Nderkombëtare Verore për Cyber Security & Privacy ka pasur ligjërues nga gjithë bota si SHBA, Japonia, Europa, Shqipëria, Kosova etj. me prof më të njohur në këtë fushë do të mbajnë ligjërata para studentëve duke përfshirë temat në fusha të ndryshme duke filluar nga IT Security, Communications Systems covering Windows and Linux Forensics, Network Security, Ethical Hacking, Data Privacy and Security, Cyber Forensic and Cyber Crimes, Mobile Forensics.

ANV do të vazhdojë aktivitetet e saj gjatë kësaj jave me ligjëratën për Digital Forensics prej Prof Scott Inch 24 korrik UBT Prishtinë prej 10:00. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>