Lajmet

Vazhdon drama e IPO: Paditet Zuckerberg dhe disa banka

May 23 2012
0 Shpërndarje
Vazhdon drama e IPO: Paditet Zuckerberg dhe disa banka

Aksionerët e rrjetit social Facebook, sot kanë paditur Mark Zuckerbergun dhe bankën amerikane Morgan Stanley.

Aksionerët pohojnë se, Zuckerberg dhe bankat e paditura kane fshehur parashikimet negative të analistëve para daljes së ofertës publike (IPO) të Facebook-ut në bursën Nasdaq. Sipas Reuters-it, ata poashtu paditen se kanë fshehur nga investitorët edhe reduktime serioze dhe të dukshme të të ardhurave gjatë procesit të ofertës publike të aksioneve me vlerë 16 miliardë dollarë. Padia është dorëzuar në Gjykatën e Qarkut në Manhattan.

Deri të rënia e aksioneve të Facebook-ut erdhi për shkak se shumë më shumë përdorues po qasen në këtë rrjet social përmes telefonëve celularë dhe aplikacioneve, që në mënyrë drastike po zvogëlon të ardhurat e Facebook-ut nga reklamat. Shoqata amerikane për rregullimin e industrisë financiare (FINRA) poashtu, po heton bankën Morgan Stanley, e cila menaxhoi daljen e Facebook në bursë, që dyshohet se në mënyrë selektive i ka informuar klientët për analizën e saj negative para se aksionet e Facebook të dilnin në treg. FINRA konsideron se ka
arsye për frikë, theksoi drejtori i FINRA-së dhe shtoi se njëjtë mendon edhe Komisioni Amerikan i letrave me vlerë.

Regullatori kryesor për letrat me vlerë në shtetin amerikan Massachusetts, William Galvin, tha se zyra e tij po heton nëse banka Morgan Stanley ka informuar vetëm disa nga klientët që një analist i tyre vlerësoi negativisht mundësinë e të ardhurave nga Facebook, para se ky rrjet social të dilte të premten në bursë. Banka Morgan Stanley mbrëmë vonë tha se në lidhje me Facebook-un ka ndjekur procedurat si në të gjitha rastet tjera dhe se gjithçka u zhvillua sipas rregullave.

Facebook është llogaritur me 104 miliardë dollarë, por prej shitjes së aksioneve janë mbledhur vetëm 16 miliardë dollarë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>