Lajmet

Vazhdon lufta e për vendin e tretë në treg lidhur me sistemet operative mobile

Feb 23 2013
0 Shpërndarje
Vazhdon lufta e për vendin e tretë në treg lidhur me sistemet operative mobile

Edhe pak ditë na ndajnë nga “2013 Mobile World Congress” (MWC) që zhvillohet në Barcelonë. Duke qenë se çdo ditë e më shumë shohim ulje të kostove për mobile computing, investitorët po presin me padurim të shohin trendet e fundit lidhur me produktet apo shërbimet më të reja në treg dhe jo vetëm kaq. Kur flitet për “mobile”, shumë njerëzve u shkon mendja tek celularët – një iPhone, Galaxy 2, Nexus, një Lumia apo BlackBerry. Por termi “mobile” është shumë i gjerë se kaq. Në të përfshihen jo vetëm smartfonët, por edhe tabletët apo pajisje të tjera të levizshme, përmes së cilave mund të aksesojmë shërbime të ndryshme, me më të rëndësishmin, internetin.

Të dhënat nga Gartner, tregojnë se Android, i ndjekur nga iOS janë dy sistemet operative mobile më të përdorura në ditët e sotme. Megjithatë, kur t’i krahasojmë edhe këto dy sisteme me njëri-tjetrin, nuk duhet të harrojmë se iOS përfshin iPhone, iPad dhe iPod touch. Ndërkohë që Android suportohet nga 15 prodhues të ndryshëm përfshi Samsung, HTC, Huawei, Sharp, Sony (SNE), ZTE etj. Pra, duke marrë parasysh diferencën 15 – 1, nuk është aspak e papritur që Android do të ishte më lart në listë krahasuar me iOS.

Vetëm telefonët me Android dhe iOS përbënin 90% të smartfonëve të shitur në tremujorin e fundit të vitit 2012, një rritje nga 75% që ishte në vitin 2011. Pjesa e mbetur prej 10% përbëhet nga Research in Motion/BlackBerry (BBRY), Microsoft (MSFT), Bada, dhe Symbian.

Pra, duke marrë parasysh se dy vendet e para do të vazhdojnë të mbeten të pandryshueshme, të paktën edhe për disa kohë, lufta tashmë zhvillohet për vendin e tretë në listë. Nga njëra anë, BlackBerry debutoi në treg me BB10, i cili do të jetë i disponueshëm duke filluar nga marsi. Mozilla, prodhuesi i njohur i shfletuesit Firefox për kompjutera, pritet të sjellë po ashtu në treg një sistem të vetin operativ mobile, i njohur me emrin Firefox OS.

Smartfonët e parë Ubuntu mund të lançohen më shpejt nga sa mendojmë

Më pas është Jolla, një kompania finlandeze, e krijuar nga ish-punonjës të Nokia-s. Një sistem tjetër operativ mobile që pritet të bëhet i njohur në fund të vitit është Ubuntu nga Canonical. Fillimisht i ndërtuar si një sistem operativ për PC, tashmë Canonical po përpiqet ta sjellë këtë sistem të bazuar në Linux jo vëtem për smartfonë, por edhe për TV dhe cloud.

Lançohet sistemi operativ mobile i Mozilla-s për shfletuesin tuaj

Sigurisht, nuk mund të harrojmë Microsoft-in me Windows Phone-n e tij, i cili aktualisht zë 3.0% të smartfonëve në botë gjatë tremujorit të katërt të 2012-s. Pa dyshim, një nga pretendentët më të fuqishëm për vendin e tretë. 2013 do të jetë një vit i rëndësishëm për të përcaktuar se cili sistem do të rendititet i treti në më të përdorurit për smartfonë. Disa do të humbasin, disa do të fitojnë. Por pyetja për të cilën të gjithë po presim një përgjigjje është: cili do të jetë sistemi që do të hyjë në Top 3 për vitin 2013?

Ndoshta pas MWC do të kemi një ide më të qartë. (PCWorld Albanian)

mobile OS

Lajmet e fundit>