Biznes

Vazhdon beteja mes Apple e Nokia

Jan 18 2010
0 Shpërndarje
Vazhdon beteja mes Apple e Nokia

Nokia ishte e para që nisi betejën në tetor, duke pretenduar se iPhone ka shkelur 10 patenta të Nokia-së dhe ka kërkuar pagesa privilegjuese për secilin model iPhone të shitur qysh prej vitit 2007.

Apple u hodh në kundërsulm me një kundër-padi duke pretenduar se Nokia ka shkelur 13 patenta të saj. Tani Apple ka shkuar edhe tek Komisioni Ndërkombëtar i Tregtisë së SHBA-së (ITC) dhe ka kërkuar që Nokia-së t’i ndalohet shitja e pajisjeve të saja në SHBA.

Apple ka refuzuar të jap ndonjë koment rreth këtyre çështjeve, por Nokia pretendon se “do të studiojë ankesën kur ta pranojë dhe do të vazhdojë ta mbrojë veten fuqishëm” thuhet në një deklaratë.

“Megjithatë, kjo nuk ndryshon faktin që Apple ka dështuar të pajtohet me terme të duhura për shfrytëzimin e teknologjisë së Nokia-së dhe ka kërkuar një udhëtim të lirë mbi inovacionet e Nokia-së qysh prej se është paraqitur iPhone i parë në vitin 2007” shton Nokia.

Analistët theksojnë se çështje nuk ka gjasa të zgjidhet brenda një periudhe të shkurtë. “Fakti që dy kompani të tilla të mirënjohura janë duke paditur njëra tjetrën nënkupton se ITC do të kërkojë të merret me këtë çështje si çështje urgjente” tha Ben Wood, lider i hulumtueve pranë CCS Insight, për Reuters. “Duke pasur parasysh këtë, një betejë e gjatë ligjore është e paevitueshme, pavarësisht vendimit që buron nga komisioni i tregtisë”.

Lajmet e fundit>