Biznes

Vazhdon rritja e shitjeve të netbooks

Aug 31 2009
0 Shpërndarje
Vazhdon rritja e shitjeve të netbooks

Sipas raportit më të fundit “Quarterly PC Shipments and Forecast” nga DisplaySearch, kërkesa prej çerekut në çereku për Netbook ose më mirë thënë për mini-PC është rritur për 40% prej çerekut të parë të këtij viti. Kjo tregon një rritje prej 22 % prej çerekut në çerek.

Pioneri i mëhershëm i këtij tregu Asus, ka vazhduar me humbje në shitje ndaj prodhuesve të tjerë, përkatësisht konkurrenca prej Acer, HP, Dell, Lenovo dhe Toshiba e ka bërë të vetën.

Netbook-ët me çmim më të lirë kanë ndihmuar një fitim të një pjese më të madhe në treg ndaj laptopave. Në regjionet e Amerikës Latine dhe Kinës, blerësit fillestar të kompjuterëve kanë tejkaluar blerjen e laptopave dhe kanë kërcyer menjëherë në netbook më të lirë.

Prodhuesit e netbook-ve gjithashtu mund të falënderojnë ofruesit në fushën e telekomunikacionit, të cilët kanë vendosur me kontrata mini PC për të tërhequr konsumatorët. Në shumë shtet të Evropës perëndimore, kompanitë e telekomit rrisin për 100% vlerën e netbook-ut kur konsumatorët nënshkruajnë një kontratë dy vjeçare me ta.
Në anën tjetër, gjithnjë sipas DisplaySearch, edhe kompanitë që ofrojnë kabllor kanë ndërmarrë hapa duke ofruar netbook në zbritje për njerëz që abonohen për televizion kabllor, internet apo shërbime të telefonisë.

Ndoshta pa burimet e duhura informative mbi tregun e netbook-s në Kosovë dhe Shqipëri, prapëseprapë mund të konfirmohet se rritja e tregut ka prekur edhe këto dy tregje, pasi që kohëve të fundit kanë depërtuar me të madhe këto produkte dhe kanë gjetur përkrahjen e gjerë të konsumatorëve, që dëshirojnë alternativë më të lirë.

Lajmet e fundit>