Lajmet

Vdes bashkëthemeluesi i makinës kërkuese ruse Yandex, Ilya Segalovich

Jul 29 2013
0 Shpërndarje
Vdes bashkëthemeluesi i makinës kërkuese ruse Yandex, Ilya Segalovich

Bashkëthemeluesi i makinës më të madhe të kërkimit në Rusi, Yandex, Ilya Segalovich, vdiq gjatë të shtunës në moshën 48 vjeçare.

Segalovich, që ishte diagnostifikuar me kancer në stomak gjatë shtatorit të vitit të kaluar, vdiq në një spital në Londër, tha ndërmarrja.

Së fundi iu ishte zhvilluar kanceri në tru dhe kaloi në komë gjatë të enjtes. Ai ishte shkëputur nga mbështetja jetësore të premten pasi doktorët përcaktuan që nuk ka ndonjë shenjë për veprimtari të trurit.

Një faqe kushtuar atij e krijuar nga ndërmarrja e përshkroi Segalovich-in si “një dijetar dhe një qytetar me një stil aktiv jetësor… baba i pesë fëmijëve, shok, koleg, mësues dhe kloun qesharak.”

Segalovich, që shërbeu si shefi i sektorit të teknologjisë, themeloi Yandex-in në vitin 1997 me Arkady Volozh, që është shefi ekzekutiv i ndërmarrjes. Sipas ComScore, ndërmarrja ka 62 për qind të trafikut në Rusi në krahasim me 26 për qind që ka Google

. Në mbarë botën, kjo makinë renditet në vendin e katërt, duke tejkaluar Bing-un e ndërmarrjes Microsoft. Yandex, që mori 1.4 milionë dollarë në një IPO në Nasdaq në vitin 2011, vlerësohet që të jetë me vlerë prej 10 miliardë dollarë. (PCWorld Albanian)

Yandex

Lajmet e fundit>