Siguri

Vdes SOPA, por liria e internetit ende në rrezik nga PIPA!

Jan 20 2012
0 Shpërndarje
Vdes SOPA, por liria e internetit ende në rrezik nga PIPA!

Ligji që ka pranuar kundërshtime massive nga pothuajse çdo entitet që përdor internetin, është larguar nga konsiderimi “derisa të ketë një marrëveshje më të madhe mbi zgjidhjen” tha Smith. Ai ka deklaruar për Reuters se “ka dëgjuar fjalët e kritikëve dhe i merr seriozisht shqetësimet e tyre në lidhje me ligjin e propozuar për të adresuar problemin e piraterisë online. Është e qartë se ne duhet të rivizitojmë qasjen mbi atë sesi të adresojmë problemin me hajdutët e huaj që vjedhin dhe shesin inovacione dhe produkte Amerikane”. 

Ka pasur një kundërshtim të jashtëzakonshëm kundër këtij ligji, dhe disa e ka quajtur edhe antikushtetues. Protestat në internet kanë rritur vëmendjen, dhe vet Twitter ka incizuar rreth 3.9 milion cicërima për të brenda një dite. Wikipedia gjithashtu ka errësuar faqen e saj, dhe faqe tjera si Firefox, Google, Microsoft, e shumë portale teknologjike kanë errësuar gjërat në njërën formë apo tjetrën. E për ne, Wired.com ka pasur formën më kreative në këtë mes. Reddit gjitashtu u errësua protestë ndaj SOPA dhe bashkë-themeluesi i saj Alexis Ohanion tha se ligji në fjalë për të buron nga ferri. 

Por disa ishin pro ligjit, përfshirë këtu disa emra si MPAA që pretendonin se SOPA do të sulmojë ata që po dëmtojnë internetin. E gjithashtu edhe Rupert Murdoch pati ca komente në këtë drejtim. Por pas shfaqjes së SOPA’s në skenë dhe dridhjes së internetit, Anonymous doli e shpërtheu duke hedhë jashtë funksioni edhe faqe si justice.gov e fbi.gov. 

Por gjërat ende s’kan marr fund pasi që PIPA është ende duke u diskutuar dhe të marten do të shqyrtohet për votim. Protect Intellectual Property Act është gjithashtu një rrezik ndaj lirisë së internetit, dhe kësisoj kuptohet se mund të ketë vazhdim të protestave në këtë drejtim. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>