Lajmet

Veçori e re për të gjetur shokë në Facebook

Jun 26 2012
0 Shpërndarje
Veçori e re për të gjetur shokë në Facebook

Facebook ka krijuar një veçori të re që ju mundëson përdoruesve të gjejnë shokë potencialë të cilët ndodhen afër. E quajtur “Friendshake”, për momentin, kjo veçori paraqet një hap tjetër të rrjetit Facebook për t’u ndërlidhur me celularët dhe duke krijuar shërbime për të bërë të mundshme lidhjen me njerëz të rinj – në vend se të ndërtohen më tepër lidhje me ata që tashmë i njihni.

Veçoria ndjek veprimin e ndërmarrë nga Facebook para dy muajve për të blerë aplikacionin për celularë, Glancee, që mundëson zbulimin e njerëzve që kanë interesa të ngjashme. Nuk është e qartë nëse Friendshake është krijuar nga blerja ose është zhvilluar në ndonjë formë tjetër, dhe poashtu nuk dihet si mund të përputhen funksionet e tyre.

Së pari dëgjuam për Friendshake nga zhvilluesi Roger Pincombe, i cili vet kishte informacionin nga një zhvillues në Facebook në ngjarjen Angelhack gjatë kësaj fundjave: Facebook është sponzor edhe në ngjarjen e San Franciskos (Angelhack do të mbahet edhe në Sjetëll, Boston dhe qytetin e Nju Jorkut), ku njëri nga inxhinierët e rrjetit social tregonte se si funksionon aplikacioni me zhvilluesit. Veçoria ende nuk është lëshuar zyrtarisht, por është gati dhe e mundshme për t’u parë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>