Lajmet

Veçoria e dërgimit të mesazheve private në Instagram përdoret nga 25 % e përdoruesve

Jul 11 2014
0 Shpërndarje
Veçoria e dërgimit të mesazheve private në Instagram përdoret nga 25 % e përdoruesve

Screenshot_2013-12-12_11.34.51.0_standard_640.0Instagram më në fund ka dhuruar të dhëna reale rreth përdorimit të Instagram Direct, që është veçoria private e shpërndarjes, të cilën e lëshoi gjatë tetorit. Sipas Fortune, gjatë muajit të kaluar 25 për qind e përdoruesve të Instagram-it kanë dërguar ose pranuar një porosi duke përdorur Direct.

25 për qind e bazës së përdoruesve nuk është pak – kjo paraqet 45 milionë njerëz që e përdorin një veçori dhe kompania që e posedon Instagram-in, Facebook, sigurisht që ka pasur lëshime më pak të suksesshme të produkteve, por është larg nga të qenit një sukses i dëshiruar për një veçori në Instagram për të cilën është mbajtur një ngjarje e tërë për ta lajmëruar. Po ashtu, Direct është shfaqur në këndin e sipërm të djathtë të aplikacionit, por mbase 75 për qind e përdoruesve të tjerë nuk e dinë për të, ose nuk kanë pasur ndonjë nevojë për ta përdorur atë.

Instagram Direct është duke vazhduar me ambicien e vet që çdo bisedë private duhet të fillojë me një fotografi, por duket që kjo nuk është duke rezonuar me përdoruesit si tërësi. Pjesë e problemit mund të jetë që Instagram Direct nuk e bën fillimin e bisedave edhe aq të lehtë. Ju duhet të fotografoni, editoni dhe ta dërgoni një fotografi përpara se të filloni bisedën me një shok. Fatmirësisht, veçoria e Instagram-it nuk mbështetet në suksesin e Direct-it. Mjetet e reja edituese të kompanisë janë fantastike dhe numrat e përdoruesve që i kanë përdorur ka tejkaluar 200 milionë (angazhime mujore). (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>