Lajmet

Veçoria Nearby për Android do të mundësojë ndërveprimin automatik të pajisjeve në afërsi

Jun 8 2014
0 Shpërndarje
Veçoria Nearby për Android do të mundësojë ndërveprimin automatik të pajisjeve në afërsi

android-doll-stock_1020.0_standard_640.0Sipas Android Police, Google është duke punuar në një veçori të re për Android që iu mundëson telefonëve dhe tabletëve që automatikisht të lidhen me pajisje dhe vende që ndodhen përreth tyre. Veçoria, e quajtur Nearby, mund t’iu mundësojë njerëzve që me lehtësi të shpërndajnë informacione me të tjerë ose të pranojnë oferta nga dyqanet në të cilat ndodhen. Nearby pritet të lajmërohet në një të ardhme të afërt – që mund të bëhet në konferencën I/O të Google, më vonë gjatë këtij muaji.

Derisa nuk është e qartë se për çfarë do të përdoret Nearby, implikimi është që telefoni juaj me Android mund të jetë në gjendje që me lehtësi të veprojë me telefonin e një shoku, ose një pajisjeje të mençur në shtëpinë tuaj, ose një sinjal-lëshuesi në dyqan që lëshon oferta. Njëri përdorim është raportuar që do t’iu mundësojë përdoruesve të Android-it që të vendosin një rikujtues që hapet herën e ardhshme që ata e shohin një person të caktuar.

Për ta bërë këtë gjë, Android Police raporton që Nearby automatikisht do ta lëshojë WiFi-në, Bluetooth-in dhe mikrofonin. Është sinjali i fundit ai i cili do të jetë çelës për këtë veçori, duke iu mundësuar pajisjeve me Android që të njohin njëra-tjetrën duke u bazuar në sinjalet me zë që nuk perceptohen nga veshi i njeriut. Por ajo veçori do të shfaqë edhe mundësi të shumta për rrezikim të privatësisë – Google automatikisht do të hapte të gjithë regjistrat e audiove nga pajisja juaj. Android Police raporton që informacionet e grumbulluara do të dërgohen tek serverët e Google, që do të përkojnë me incizimet e pajisjeve dhe do të dërgojnë një sinjal prapa duke i treguar pajisjeve për t’u lidhur.

Edhe kështu, është një mundësi shqetësuese, të paktën pa e ditur se si implementohet. Është një shqetësim po ashtu i dhimbshëm, duke e ditur edhe që mbikëqyrja e agjencive të inteligjencës është rritur gjatë vitit të kaluar, ku disa thonë që NSA-ja është në gjendje që t’iu qaset serverëve të Google. Nearby raportohet që do të regjistrojë edhe historinë e vendndodhjeve të përdoruesve, ndonëse do t’ia mundësojë përdoruesit që të kufizojë se kush ose me cilat pajisje do të mund të fillojë ndërveprimi. Google nuk iu përgjigj një kërkese për të komentuar. Nearby ka mundësinë që ta bëjë telefonin shumë më të mençur, duke u mundësuar përdoruesve që të ndërveprojnë me çdo gjë përreth pa ndërhyrjen e përdoruesve. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>