Lajmet

Veçoria për filtrim të fotografive në Twitter mund të vijë së shpejti

Dec 10 2012
0 Shpërndarje
Veçoria për filtrim të fotografive në Twitter mund të vijë së shpejti

Dueli i Twitter-it me Instagram-in është duke u nxehur teksa ka provë të freskët që shërbimi shumë i popullarizuar shoqëror i njohur për funksionin e vet për porosi të shkurta duket të jetë përgatitur që të lëshojë vargun e vet të filtrave të fotografive.

Veçoria, për të cilën AllThingsD thotë që do të jetë në dispozicion përpara fundit të vitit, vjen pasi Instagram javën e kaluar bëri ndalimin e ndërlidhjes së Twitter-it për përdoruesit e vet.

Ju madje mund të shihni filtrat e fotografive të ngjashme me ato të Instagram-it që paraqiten në aplikacionet e Twitter-it çdo ditë, duke marrë parasysh që punëtorët e Twitter-it dhe madje edhe vetë bashkë-themeluesi Jack Dorsey tashmë ka paraqitur fotografi me ngjyra bardhë e zi dhe fotografi të tjera në faqen e mikroblogut.

Në një përditësim në faqen e vet më 5 dhjetor, Twitter raportoi që përdoruesit ishin duke pasur probleme për t’i parë fotografitë e Instagram-it, pjesërisht fotografitë e kapura, në Twitter. Arsyeja?

Instagram kishte ndalur veglën e vet të integrimit për Twitter, që ndikon në atë se si fotografitë e Instagram-it paraqiten në Twitter.

“Kështu që kur përdoruesit klikojnë në cicërima me një lidhje në Instagram, fotografitë dukeshin të shkurtëzuara”- raportoi Twitter.

CEO dhe bashkë-themeluesi i Instagram-it, Kevin Systrom tha që ndërmarrja dëshiron të krijojë përvojën më të mirë për përdoruesit e vet, por gjithashtu dëshiron që përdoruesit të shpenzojnë më tepër kohë në faqen e Instagram-it. (PC World Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>