Vëzhgim

Veçoria për ngarkim të çastit në Google+ për iOS

Feb 14 2012
0 Shpërndarje
Veçoria për ngarkim të çastit në Google+ për iOS

Njëra nga veçoritë më të mëdha që mungonte për versionin për iOS të rrjetit shoqëror Google+ ishte opsioni për ngarkim në çast që automatikisht do të ngarkojë çdo fotografi ose video që ju e bëni në një album privat.Veçoria së fundi ishte paraqitur në reklamën e fundit televizive për Google+ të bazuar në një ngjarje të vërtet të një Googleri.

Së bashku me ngarkimin në çast, klienti për iOS për Google+ tani ofron rrjedhën “What’s Hot” të cilën ndërmarrja e ka pajisur mjaft mirë me risitë në ueb për ta bërë si një rrugë për t’i shpalosur postimet e famshme në platformë.

Përveç këtyre dy veçorive të reja, ju mund të dërgoni mendimin tuaj tek skuadra e Google+ vetëm duke e shkundur aplikacionin në iOS si në videon e vendosur më poshtë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>