Harduer

Veçoria Wi-Fi sense për Windows Phone 8.1 shfaqet në një video

Mar 9 2014
0 Shpërndarje
Veçoria Wi-Fi sense për Windows Phone 8.1 shfaqet në një video

Wi-Fi-Sense-feature-for-Windows-Phone-8.1-appears-on-videoJu mund ta kujtoni se muajin e kaluar u shfaqën disa imazhe që zbulojnë disa cilësime të Wi-Fi në Windows Phone 8.1. Këto imazhe shfaqin se cilësimet Wi-Fi do të përfshijnë një veçori që mund të aktivizojë ndërlidhjen bazuar në një kohëmatës që mund të vendosët për 1 orë, 4 orë, ose 1 ditë. Përdoruesi, gjithashtu mund ta aktivizojë manualisht Wi-Fi. Veçoria quhet “Wi-Fi Sense” dhe do të kërkojë nga ju të aktivizoni cilësimet e lokacionit.

Tani kemi imazhe fikse të Wi-Fi Sense. Klipi është i gjatë 34 sekonda dhe tregon të njëjtin opsion që në diskutuam në muajin shkurt. Wi-Fi Sense do të jete i dobishëm sidomos kur e dini se do të jeni larg sinjalit Wi-Fi për një kohë të caktuar.

Siç vumë re në lajmet e mëparshme, nëse ju doni të çaktivizoni Wi-Fi për më shumë se 4 orë, Cortana do të merret më këtë gjë më cilësimet që do ndryshojnë bazuar në vendndodhjen tuaj, shtëpi ose punë. Për të shikuar Wi-Fi Sense klikoni Videon e mëposhtme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>