Ja se si

Vegël për kërkim të shpejtë në Windows 7

Aug 12 2011
0 Shpërndarje
Vegël për kërkim të shpejtë në Windows 7

Nëse jeni duke kërkuar për një vegël që ju mundëson kërkim në sistem që ndjek modelin e kërkimit në Windows XP për të kërkuar shpejt, provojeni FileSearchEX.

Ky aplikacion nuk është e thënë që të zëvendësojë kërkuesin e zakonshëm në Windows 7 me veçorinë e frymëzuar në Windows XP; ju mund ta përdorni atë si aplikacion dytësor të kërkimit kur kërkimi në Windows 7 merr shumë kohë për të gjetur skedarët dhe follderët.

Shiriti i anës së majtë mundëson veçimin e vendit të kërkimit dhe vendosjes së kriterit të kërkimit, duke përfshirë datën dhe madhësinë, ndërsa opsionet e avancuara janë të mundshme që të përfshijnë kërkime brenda arkivëve, sisteme të skedarëve, skedarë dhe follderë të fshehur dhe të veçojë fjalëkyçe të ndjeshme dhe të parandalohen ndryshimet e fjalëve të kërkimit.

Kërkimi mund të veçohet në bazë të datës nga dritarja Choose Details, e mundshme nga menyja Edit. Këtu, ju mund të përzgjedhni Datën e Modifikimit, Datën e Krijimit dhe Datën e Qasjes për të kërkuar skedarë.

FileSearchEX është një vegël mjaft e fuqishme që ua mundëson përdoruesve lundrimin në miliona skedarë. Ai funksionon në Windows XP, Windows Vista dhe Windows 7.

Shkarkoni FileSearchEX./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>