Analiza

Vegla për web faqe, foto të mprehta dhe kënaqësi

Nov 15 2009
0 Shpërndarje
Vegla për web faqe, foto të mprehta dhe kënaqësi

Notable
Kush është i përfshirë në dizajnimin e web faqeve do të dëshironte ta provonte këtë add-on të Firefox. Notable ju mundëson t’i kapni dhe t’i pajisni me shënime e me kode themelore web faqet dhe pastaj t’i postoni këto faqe dhe shkrime në web, ku kolegët mund  t’i shohin dhe t’u përgjigjen.
Përdorimi i Notable është shumë i thjeshtë. Pasi ta instaloni, klikoni ikonën në Address Bar, ku dëshironi që ta shkruani një web faqe. Do ta shihni imazhin e faqes së shfaqur në ekran të plotë, pastaj mund t’i shtoni shkrimet dhe ta ruani atë. Pastaj mund ta ngarkoni artikullin në një vend pune në faqen e Notable dhe ta ndani atë me të tjerët, të cilët mund edhe t’i bëjnë komentet e tyre. find.pcworld.com/63950.

Zuma’s Revenge

Zuma’s Revenge vazhdon traditën e Zumas origjinale, një lojë e përputhjes së ngjyrave dhe e dhënë jashtëzakonisht pas prishjes së topit. Rezolucioni i lartë i grafikës dhe veçoritë e reja të kësaj përsëritjeje e vënë atë në një linjë me bashkëkohësit e tij të zakonshëm. E reja tek Zuma’s Revenge është shtimi i fuqisë: laseri ju mundëson të prishni topat individualë, drita eliminon të gjithë topat e ngjyrës së njëjtë dhe një Tri-Shot ju jep një gjuajtje masive që pastron çdo gjë që del në rrugë. Gjyshi i kësaj loje të zakonshme i ka kthyer brazdat sërish në vend.  find.pcworld.com/63952

SmillaEnlarger
Nëse keni provuar ndonjëherë të punoni me imazhe të vogla, si ato që gjenerojnë kamerat e telefonave, ju e dini se sa e mërzitshme do të mund të ishte t’i kthenit ato në diçka të printuar (apo në disa raste, të shihen lehtë). Algoritmi i SmillaEnlarger bën një punë të mrekullueshme në kthimin e madje edhe një bitmap imazhi në diçka shumë të kthjellët. Përderisa ky është edhe maksimumi i mundësisë së tij, ndoshta do të mund ta mbanit atë në veglën tuaj për foto dixhitale për ndonjë fotografi në ditët me shi.  find.pcworld.com/63951

Lajmet e fundit>