Harduer

VelociRaptor, Hard Disk 2.5inç

Aug 12 2008
0 Shpërndarje
VelociRaptor, Hard Disk 2.5inç

Një nga tiparet më tërëndësishme të VelociRaptor është transferimi i 3.06GB informacion në 89 sekonda, duke tejkaluar harddiskun e dytë më të shpejtë në listën tonë, Western Digital Caviar SE16 750GB, me 32 sekonda. Një përparim prej 26 %. Veloci Raptor është një disk interesant për disa arsye, që shkojnë përtej numrave të performansës. Më i riu ngafamilja Raptor me 10,000rpm të Western Digital,VelociRaptor me 300 GB, dy shon kapacitetin në dallim me Raptor 150 GB i gjeneratave të mëhershme. Kompania shikon si blerës kryesorë të diskut entuziastëte kompjuterave dhe lojtarët. Por VelociRaptor është dizajnuar të punojë edhe me aplikacione për ndërmarrje gjithashtu. Pajisja është krijuar të punojë 1.2 milion orë pa pasur ndonjë prishje. Kjo radhitje e vendos këtë disk në nivel me harddisqet tjera që përdoren nga industria. Nuk kam pasur ndonjë vështirësi në instalimin e diskut, edhe pse do ta vini re sapo ta nxirrni nga kutia, VelociRaptor nuk është një harddisk i thjeshtë.

Me Veloci Raptor, Western Digital, prezanton një mundësi të afrimit të përsosmërisë së harddisqeve për kompjutera desktop. Kompania e ka vendosur diskun 10,000 rpm në një kuti 2.5-inç. Tradicionalisht harddisqet e desktopëve qo ë me 7200rpm apo 10,000 rpm, përdorinkuti 3.5 inç. Edhe psedisku vetë ka një madhësiprej 2.5 inç, VelociRaptor është dizajnuar të përshtatet në portin e diskut 3.5 inç. Western Digital thotë se e ke zgjedhur madhësinë 2.5 inç për dy arsye. Së pari, disku më i vogël është më i mirë mekanikisht. Disku ka dridhje më të vogla kur sillet në rrotullime të mëdha për minutë dhe prodhon më pak vibrime se sa disku 3.5 inç. Së dyti, përparësitë në dizajnin e pllakave të diskut i mundësuan Western Digital t’i jepte Veloci Raptor kapacitet më të lartë, duke e dy – shuar kapacitetin e mëparshëm (150GB) edhepse sipërfaqja është më e vogël. Gjenerimi i nxehtësisë mbetet një brengë për harddisqet, veçanërisht kur disku rrotullohet aq shpejt, sa te modelet 10,000 rpm. Për të lehtësuar çështjen e nxehtësisë, Western Digital e ka vendosur diskun në një kuti të pagëzuar IcePack (pako akulli). Kutia Ice Pack ndihmon VelociRaptor të punojë në një temperaturë 5 Fahnrenheit më të ulët në dallim nga gjenerata e kaluar e Raptor. Kutia rritet kur vendoset adaptori për montim në portin 3.5 inç.

 

Lajmet e fundit>