Lajmet

Vendet anëtare të BE-së ende nuk janë gati për ligjin GDPR të privatësisë

May 8 2018
0 Shpërndarje
17 nga 24 autoritete kanë thënë se ende nuk janë gati për të përmbushur kërkesat e ligjit të ri kjo sepse nuk posedojnë financimin e nevojshëm. Vendet anëtare të BE-së ende nuk janë gati për ligjin GDPR të privatësisë

Autoritetet Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kanë nisur një fushatë privatësie e paparë që nga themelimi i uebit.

Por ka një problem, shumica e rregullatorëve që duhet të mbikëqyrin implementimin e rregullave të reja thonë se nuk janë gati.

Ligji Evropian hyn në fuqi këtë muaj dhe mbulon sasi të mëdha të dhënash përfshirë edhe ato që bartin Facebook dhe Google.

Kompanitë të cilat kanë në zotërim të dhënat e përdoruesve nuk do të mbikëqyrjen nga një autoritet i vetëm por nga një punë e përbashkët mes 28 vendeve anëtare të bllokut.

17 nga 24 autoritete kanë thënë se ende nuk janë gati për të përmbushur kërkesat e ligjit të ri kjo sepse nuk posedojnë financimin e nevojshëm.

Gjithashtu autoritetet rregullatorë në vende të ndryshme do të hasin probleme sepse qeveritë ende nuk kanë miratuar ligje që adresojnë problematikat që synon GDPR.

Edhe pse ky i fundit hyn në fuqi më 25 Maj, do të duhen muaj përpara se efektiviteti i tij të ndihet.

Miratimi i ligjit bëri bujë të madhe sidomos pas zbulimit të skandalit Cambridge Analytica.

Ai synon tu japë përdoruesve më shumë kontroll mbi informacionin e tyre personal online. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>