Lajmet

Vendet e BE-së mund të gjobisin Google për Politikën e Privatësisë

Apr 3 2013
0 Shpërndarje
Vendet e BE-së mund të gjobisin Google për Politikën e Privatësisë

Politika “e re” e privatësisë të Google e lançuar një vit më parë ka shkaktuar pakënaqësi në Europë.

Një hetim i detajuar i kësaj politike mund të shkaktojë akoma më tepër probleme për gjigandin e kërkimit.

Autoriteti francez i mbrojtjes së të dhënave CNIL ka deklaruar se Google ka dështuar në ndryshimin e politikës të privatësisë sipas kërkesave duke bërë që çështja të trajtohet në nivel lokal nga shtetet europiane.

Kjo gjë mund ti kushtojë vërtet shumë Google-it. Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Holanda kanë qenë vendet e para të përfshira në shqyrtimin e politikës së re, e cila ka bashkuar afërsisht 60 politika për produktet dhe shërbimet në një politikë të vetme.

Google pretendon se Politika e Privatësisë respekton ligjin Europian

Një përfaqësues i Google në Londër është shprehur në një deklaratë se Politika e Privatësisë e kompanisë respekton ligjin Europian dhe lejon krijimin e shërbimeve më të thjeshta dhe më efektive.

Google ka bashkëpunuar gjithnjë me autoritetet lokale të mbrojtjes së të dhënave dhe do të vazhdojë të veprojë po njëlloj.

Ndërkohë që Google vazhdon me deklarata të tilla rregullatorët e Europianë të të dhënave këmbëngulin se politika e kësaj kompanie të rëndësishme është në kundërshtim me ligjet Europiane.

Kjo gjë është përcaktuar me saktësi nga një hetim i ushtruar nga CNIL.

Pas këtij rezultati 27 autoritete Europiane përcaktuan për Google me vendim unanim një afat kohor prej tre-katër muajsh për përmbushjen e gjithë rekomandimeve.

Mesa duket gjigandi i kërkimit nuk ka bërë asgjë për të ndryshuar gjendjen duke i shkaktuar vetes akoma më tepër probleme. (PCWorld Albanian)

Google

Lajmet e fundit>