Analiza

Vendet e Zhvilluara Aziatike shpenzojnë mesatarisht 645 dollarë në një telefon

Jan 26 2018
0 Shpërndarje
Por qytetarët Evropian në vendet Qendrore dhe Lindore u hyn edhe Shqipëria, shpenzojnë 249 dollarë mesatarisht në një telefon. Vendet e Zhvilluara Aziatike shpenzojnë mesatarisht 645 dollarë në një telefon

Nisur nga kërkesa në rritje për telefonë Premium, kostoja mesatare e një telefoni inteligjentë shkoi në 328 dollarë vitin e kaluar.

Megjithatë do të ishte më mirë sikur të shikonim koston e një telefoni inteligjent në nivel rajonal. Sipas të dhënave të publikuara nga Gfk për 75 vende të botës, shpenzimet mesatare në një telefon ishin nga 645 dollarë në Azinë e Zhvilluar si Australia, Hong Kongu, Japonia, Zelanda e Re, Singapori, Koreja e Jugut dhe Tajvani në 183 dollarë në Azinë në Zhvillim si Bangladeshi, India, Kamboxhia, Malajzia, Birmania, Filipinet, Tajlanda dhe Vietnami.

Diferenca të mëdha vihen re edhe mes Evropës Perëndimore dhe asaj Qendrore e Lindore. Në grafikut të paraqitur vëmë re se Evropianët në Perëndim shpenzojnë mesatarisht 446 dollarë në një telefon duke zënë vendin e dytë pas Azisë së Zhvilluar.

Por qytetarët Evropian në vendet Qendrore dhe Lindore u hyn edhe Shqipëria, shpenzojnë 249 dollarë mesatarisht në një telefon.

Mesatarisht bota shpenzon 328 dollarë në një telefon. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>