Lajmet

Vendi më i preferuar për foto në Instagram është aeroporti i Bangkokut

Dec 29 2012
0 Shpërndarje
Vendi më i preferuar për foto në Instagram është aeroporti i Bangkokut

InstagramA e gjeni dot cili është vendi më i preferuar për fotot e Instagram-it? Times Square në Nju Jork? Jo! Kulla Eiffel? Jo! Ura e famshme e San Françiskos? Sërish gabim!

Vendi i preferuar i këtij viti për t’i shtuar filtra fotos është pikërisht aeroporti që shihni në foton më poshtë, Suvarnabhumi Airport në Bangkok, Tailandë.

Në vend të dytë listohet qendra tregtare Bangkok’s Siam Paragon. Rrjeti i shpërndarjes së fotove ka zbuluar top 10 vendndodhjet më popullore gjatë vitit që po lemë pas, bazuar në gjeo-etiketimet.

Lista në fakt mund të jetë tepër befasuese për shumicën prej nesh. Por, nëse keni parë shpeshherë foto nga Tailanda gjatë këtij viti në Instagram, ndoshta nuk do t’ju duket kaq e çuditshme.

Pas Bangkokut, vendndodhjet e tjera të preferuara i përkasin Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vetëm njëra i takon Kullës Eiffel në Paris.

Kjo është lista e plotë:

Suvarnabhumi Airport – Bangkok, Thailand

Siam Paragon shopping mall – Bangkok, Thailand

Disneyland Park – Anaheim, Calif.

Times Square – New York, N.Y.

AT&T Park – San Francisco, Calif.

Los Angeles International Airport – Los Angeles, Calif.

Dodger Stadium – Los Angeles, Calif.

Eiffel Tower – Paris, France

Staples Center – Los Angeles, Calif.

Santa Monica Pier – Los Angeles, Calif. (PCWorld Albanian)

Instamostpopular

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>