Lajmet

Vendosni “Rikujtues” në Google Now nga rezultatet e kërkimit në Google

May 22 2013
0 Shpërndarje
Vendosni “Rikujtues” në Google Now nga rezultatet e kërkimit në Google

google nowVeçoria e re për “Rikujtues” e Google Now është vërtet e mirë. Tashmë ju mund të shtoni një “Rikujtues” edhe nga rezultatet e kërkimit në Google.

Me siguri keni kërkuar diçka në Google dhe keni parë “karta” në Google, si kërkimi për një film, apo ndonjë gjë tjetër.

Nëse kërkoni me diçka që ka të bëjë me një datë, si data e lëshimit të një filmi, do të shihni një opsion të ri “Remind Me on Google Now”. Duke e klikuar këtë do të shtoni një rikujtues në telefonin dhe tabletin tuaj. Për ta bërë që të funksionojë kjo veçori, ju duhet të lëshoni “Personal Results”.

Kjo veçori nuk punon për versionin mobil të Google Now, por vetëm për versionin për desktop, por shpresojmë që të vijë sa më shpejt edhe për versionin mobil të Google Now. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>