Lajmet

Vendosni shënime në uebfaqe të caktuara në Chrome

May 29 2012
0 Shpërndarje
Vendosni shënime në uebfaqe të caktuara në Chrome

Shumë njerëz mund të jenë ende duke vendosur shënime në letra ngjitëse në tavolinë apo ekranin e kompjuterit sepse është mënyra më e mirë për të mbajtur në mend gjërat.

Ato janë gjithmonë përpara fytyrës dhe vështirë se mund të mos përfillen. Por ne kemi një shtojcë për Chrome që ua mundëson që ta bëni të njëjtën gjë, por jo me letra të vërteta ngjitëse, duke vendosur shënime në uebfaqe të caktuara.

Sapo ta keni instaluar shtojcën PageStickies, klikoni ikonën në shiritin e shfletuesit tuaj dhe zgjidhni ndonjërin nga pesë gjërat me të cilën ngjyrë dëshironi ta shihni si të ngjyrosur paletën ku e keni vendosur. Pastaj shtypni çfarëdo që dëshironi në shënim dhe ruajeni atë.

Kurdo që e vizitoni sërish atë faqe të caktuar, ju do ta shihni atë shënim të vendosur në atë faqe. Natyrisht, derisa nuk e keni fshirë ju atë. Ju po ashtu keni mundësi që të kapni shënime përreth dhe t’i vendosni kudo që dëshironi në uebfaqe. E metë e kësaj shtojce është që ajo nuk funksionon në disa uebfaqe. Ju mund ta shkarkoni këtë shtojcë duke klikuar këtu e cila lidhje ju dërgon tek faqja e kësaj shtojce në grumbullin e shtojcave të shumta për Chrome. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>