Vëzhgim

Vendosni të gjitha rrjetet shoqërore në një vend të vetëm

Jul 10 2011
0 Shpërndarje
Vendosni të gjitha rrjetet shoqërore në një vend të vetëm

Është paraqitur një shërbim i ri që ndërton një faqe për profilin tuaj për të ndërlidhur të gjithë rrjetet shoqërorë në Central.ly. Kjo faqe ju mundëson krijimin e një faqeje të bukur dhe të stolisur që mund të jetë si një kartelë online e biznesit tuaj. Central.ly ju ndihmon për të marrë klientë, por mund të ndihmojë edhe për sistemin e firmës dhe emrit tuaj. Regjistrimi është i lehtë dhe rregullimi i kësaj faqeje është mjaft i lehtë. Flavors.me dhe About.me ofrojnë veçori për të bërë stolisje, por Central.ly e bën stolisjen pothuajse tërësisht sipas shijes tuaj, me module për të ndryshur dhe shtuar informacionin për ju në faqe, me sfond dhe aplikacione. Aplikacionet në Central.ly ofrojnë lidhjen e të gjithë rrjeteve në një vend të vetëm, duke ua mundësuar shtimin e një mailing liste, blogut tuaj, profilit tuaj në Facebook, Twitter, hartën për vendndodhjen tuaj, fotografitë në Flicr, kanalin tuaj në YouTube dhe më tepër. Mbani në mend që Central.ly është ende në fazën testuese, kështu që ju mbase nuk i gjeni të gjithë rrjetet shoqërorë, madje as Google+.

Central.ly ofron edhe statistika që tregojnë se sa herë profili juaj është përmendur në ndonjë cicërimë, apo është folur për të në Facebook, ose në Linkedin. Ai gjithashtu ofron mundësinë për të parë se sa herë është vizituar profili juaj gjatë javës së kaluar, nëse kanë ardhur këto vizita nga Twitter, Facebook, Linkedin, ose Google. Ju madje edhe mund ta shtoni domeinin tuaj për profilin Central.ly për ta përfituar një profil profesional.

Për t’i provuar këto mundësi, vizitoni http://central.ly dhe regjistrohuni me adresën tuaj elektronike dhe zgjedhni ndonjë emër të përdoruesit që keni dëshirë, normalisht, nëse nuk është i zënë ky emër. Tani, shërbimi është falas, por shtimi i një domeini kushton 9 dollarë për një muaj./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>