Vera vjen me versionin e lojrave Cloud në televizorët Samsung

Jun 7 2012
0 Shpërndarje
Vera vjen me versionin e lojrave Cloud në televizorët Samsung

“Cloud’” janë lojra ku loja është e vendosur në serverin e një operatori dhe informacioni dërgohet tek klienti pa pasur nevojën e orientimeve, sepse është serveri ai që bën të mundur funksionimin e saj. Kontrollet dhe butonat që shtypen nga lojtari i trasmetohen direkt serverit dhe aty regjistrohen dhe me pas severi kthen përgjigje në bazë të butonave të shtypur.

Shërbimi i lojrave cloud nga Gaikai është tashmë në shumë platforma, përfshirë Facebook dhe televizorët LG. Së shpejti do të shtohet dhe një klient tjetër në listë: Samsung. Duke filluar nga kjo verë, Seria 7000 e Samsung dhe televizorët Smart do të marrin shërbimin e lojrave cloud në njësinë e tyre dhe do të quhet Samsung Cloud Gaming. Shërbimi do të përdorë të njëjtën teknologji që përdor edhe LG, por Koreja e Jugut do të rregullojë ndërfaqjen sipas mënyrës së saj.

David Perry, CEO i Gaikai, iu tha gazetarëve se Samsung ka pasur të njëjtin synim, sepse ata janë prodhuesit më të mëdhenj të elektronikës në planet. Shërbimi është shumë i ngjashëm me OnLive ku të gjitha pasqyrimet për një lojë të veçantë vendosen në një server të largët dhe dërgohet nëpërmjet internetit tek përdoruesi, pa pasur nevojë për tela shtesë. Çdo kontrollues USB universal duhet të punojë me Samsung Cloud Gaming. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>