Verbatim hedh në treg Store 'n' Go Micro USB Drives

Jan 8 2009
0 Shpërndarje
Verbatim hedh në treg Store 'n' Go Micro USB Drives

Këta flashdisqe ultra-të vegjël, me ngjyra plot jetë do të hidhen në treg gjatë këtij muaji me kapacitetet 2GB (portokalli), 4GB (të gjelbër) dhe 8GB (vishnje). Për përdoruesit e shqetësuar me sigurinë Store ‘n’ Go Micro USB Drives vjen me tipare të reja, si mbrojtja me fjalëkalim për pjesë të veçanta të diskut, duke lënë të hapur eksesin për pjesë të tjera që mbajnë të dhëna të parëndësishme.

Për të arritur kapacitetet e magazinimit 2, 4 dhe 8GB, në një hapësirë kaq të vogël Verbatim Store ‘n’ Go Micro USB drives përdorin një sistem të ri magazinimi, të quajtur system-in-package (SIP). Teknologjia SIP përmbledh gjithë komponentët elektronikë në një hapësirë të mbyllur minimale, duke i bërë këta flashdisqe të pandjeshëm ndaj ujit, pluhurit, goditjeve dhe shkarkesave elektrostatike. Janë aq të vegjel dhe të fortë sa që mund t’i mbash kudo pa u shqetësuar se mos prishen.

“Ndjehemi entuziastë për produktin tonë të ri, sepse duke magazinuar informacionin si flashdisqet e zakonshëm, janë thuajse të padëmtueshëm nga çdo aspekt, siguruar kjo nga teknologjia SIP” thotë Mark Rogers, Manaxher i produkteve në Verbatim. “Kjo vegël është ndërtuar për t’u mbajtur në një rreth me çelësat, apo e lidhur me celularin për ta pasur gjithnjë parasysh e për ta përdorur me lehtësi”.

Plug-and-Play i vërtetë. Store ‘n’ Go Micro USB Drive lidhet lehtësisht me portet USB 2.0 ose USB 1.1 në çdo kompjuter. Sistemi i njeh automatikisht dhe shpejt. Duke qe se janë bërë pa pjesë të lëvizshme dhe me memorie të panxehëshme, kanë një jetëgjatësi prej 10 apo më shumë vitesh. Mund të përdoren në çdo platformë, Windows, Mac dhe Linux. Nga fundi i janarit mund të blihet kudo ku shihet marka Verbatim për 19.99 dollarë për 2GB, 29.99 për 4GB dhe 49.99 dollarë për 8GB.

 

 

 

Lajmet e fundit>