Lajmet

Veri.ly, platforma on line për të vlerësuar besueshmërinë e lajmeve në mediat sociale

Apr 26 2013
0 Shpërndarje
Veri.ly, platforma on line për të vlerësuar besueshmërinë e lajmeve në mediat sociale

Kërkuesit e Institutit të Teknologjisë Masdar si dhe Institutit Kërkimor Qatar Computing kanë në plan lançimin e Veri.ly http://veri.ly/, një platformë që ka për qëllim verifikimin e informacioneve që qarkullojnë nëpër mediat sociale.

Mendohet të jetë i disponueshëm këtë verë në versionin beta. Verily synon të rekrutojë njerëz për të mbledhur dhe analizuar provat në mënyrë që të konfirmojnë ose demaskojnë një raportim të caktuar.

Për të stimuluar publikuesit e lajmeve të sakta do të shënohet rritje në pikët e tyre të reputacionit. Vlerësimi i reputacionit ka funksionuar shumë mirë deri tani për faqet e tregtisë elektronike si eBay dhe Amazon, prandaj besohet se kjo gjë mund të ndihmojë në filtrimin e raportimeve në mediat sociale.

Verily do të bashkohet me shërbime të tilla si Storyful http://storyful.com/ që përdor mjete të ndryshme manuale dhe teknike për të kontrolluar informacionet virale dhe aplikacione të tilla si Swift River që lejon njerëzit të vendosin filtra në mediat sociale për ti dhënë më tepër rëndësi përdoruesve të besuar në rrjedhën e postimeve të publikuara menjëherë pas ngjarjeve të mëdha.

Versioni beta i Verily do të testohet fillimisht nga krijuesit e vet pas një fatkeqësie natyrore si uragan ose përmbytje. Duke qenë se për këto fatkeqësi jepen gjithnjë paralajmërime, krijuesit e Verily mund të përgatisin agjencitë humanitare të përdorin këtë platformë.

Një pjesë lajmi si p.sh foto e një spitali të përmbytur që qarkullon në Twitter do të postohet në Verily për t’ju përgjigjur pyetjes: A është ky spital me të vërtetë i përmbytur? Përdoruesit do të ekzaminojnë foton për shenja origjinaliteti si dhe mund të përdorin rrjetet e tyre sociale për të hetuar mbi vërtetësinë e saj.

Në formë përmbledhëse mund të themi se kjo platformë on line është dizajnuar për të vlerësuar besueshmërinë e lajmeve që përhapen menjëherë. Verifikimi në kohë i informacioneve të rëndësishme mund të jetë vendimtar për të ofruar ndihmë në situata kritike. (PCWorld Albanian)

verily

Lajmet e fundit>