Biznes

Verizon dhe Yahoo pranë akordit, marrëveshja reduktohet me 250 milion dollar

Feb 15 2017
0 Shpërndarje
Verizon dhe Yahoo pranë akordit, marrëveshja reduktohet me 250 milion dollar Photo Source: Reuters

Verizon Communication është pranë blerjes së biznesit të internetit të Yahoo, një marrëveshje e cila do të jetë 250 milion deri në 350 milion dollar më pak sesa ajo fillestare prej 4.83 miliard dollarësh.

Vitin e kaluar Verizon ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të ulur çmimin e marrëveshjes me Yahoo në mënyrë që të kompensoheshin dëmet e shkaktuara nga sulmet masive kibernetike.

Burime të afërta me çështjen thanë për agjencinë e lajmeve Reuters se marrëveshja do të reduktohej me 250 milion dollar. As Verizon e as Yahoo nuk kanë komentuar lajmin.

Me blerjen e Yahoo Verizon synon kombinimin me njësinë e AOL të cilin e bleu në 2015-ën për 4.4 miliard dollar. Aksionet e Yahoo u rritën në 45.65 dollar ndërsa ato të Verizon ranë në 47.96 dollar. /PCWorld Albanian

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>