Harduer

Verizon iPhone 4 kushton 50$ më shumë se AT&T iPhone 4

Jan 22 2011
0 Shpërndarje
Verizon iPhone 4 kushton 50$ më shumë se AT&T iPhone 4

Ky ndryshim i rëndësisshëm mund të vërehet në pjesën e poshtme të faqes për iPhone të ndërmarrjes Apple dhe në faqen ku janë të vendosura pyetjet e fundit të bëra për iPhone 4. AT&T ua mundëson myshterinjëve që të blejnë iPhone 4 16 GB për 599$ pa kontratë dhe 699$ për kontratë-model të ri 32 GB. Në anën tjetër, Verizon mbushë 649$ dhe 749$ për të dy modelet.

S’është shumë e sigurt se pse çmimi prej 50 dollarëve ndryshon, por mbase ky ndryshim bëhet për shkak të çipit të kushtueshëm ose për shkak se version Verizon është një prodhim i llojit të ri. Kjo nuk duhet të ndikojë në shumë myshterinj pasi që shumica e njerëzve do të jenë duke shikuar për të blerë një telefon me kontratë dhe këto çmime janë të njëjta, pa marrë parasysh bartësit./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>