Lajmet

Versionet testuese të Windows 8 do të skadojnë pas tri javëve

Dec 22 2012
0 Shpërndarje
Versionet testuese të Windows 8 do të skadojnë pas tri javëve

Testimet pa pagesë të Windows 8 do të skadojnë muajin e ardhshëm, duke iu dhënë përdoruesve rreth tri javë për të kaluar tek një kopje e paguar ose të ballafaqohen me rifillime (ang. restarts) të shpeshta.

Të gjitha versionet për vëzhgim të Windows 8 – Developer Preview i shtatorit 2011, Consumer Preview i shkurtit 2012 dhe Release Preview , skadojnë më 15 janar 2013.

Windows 8 Release Preview, që është versioni përfundimtar, u paraqit më 31 maj, 5 muaj përpara se sistemi i ri operativ doli në shitje më 26 tetor. Blogu Tom’s Hardware, i pari raportoi për këto skadime.

Microsoft-i kohë më parë ka treguar se çfarë ndodh pas skadimit më 15 janar. “Ju nuk keni të drejtë të përdorni softuerin pas datës së skadimit,”- thuhet në marrëveshjen e licencës për përdoruesin të Release Preview (EULA).

“Duke filluar nga data e skadimit, ju mund të mos jeni në gjendje që të qaseni në të dhënat e paruajtura me softuer. Çdo aplikacion që merrni përgjatë Windows Store do të ndalojë së qeni në dispozicion për ju në versionet e ardhshme, përderisa ato të jenë në dispozicion për ri-shkarkim dhe ju i ri-merrni ato. Ju mund të mos merrni ndonjë njoftim tjetër.”

Këto versione automatikisht do të rifillojnë çdo orë ose dy. Porositë do të paraqiten në ekran duke iu treguar konsumatorëve që ata duhet të kalojnë në një licencë me pagesë.

Në fakt, një porosi do të paraqitet dy javë përpara datës përfundimtare, me fjalë të tjera, duke filluar nga 1 janari, duke iu treguar përdoruesve që këto versione së shpejti do të skadojnë.

Ata që i përdorin këto versione pa pagesë mund të kalojnë në versionin me pagesë, megjithëse Microsoft-i ka paralajmëruar që një lëvizje e tillë nuk i bart aplikacionet.

Sipas faqes “Upgrade to Windows 8”, Developer and Consumer Previews kopjojnë skedarët në Windows 8, duke i vendosur ata në një folder me emrin “Windows.old”, ku ata më pas mund të rimerren.

Kalimi nga versioni Preview në Windows 8 do të mbajë skedarët personalë të përdoruesit, por asgjë më tepër. (PC World Albanian)

Windows 8 preview

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>